Ndeshja Barcelona – Levantes, befasi në formacionet zyrtare

19:55 | 16 Dhjetor 2018

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Barcelonës dhe Levantes.

Skuadra e Ernesto Valverdes do të tentojë fitoren pasi ka pikë të njëjta me Sevillan, Atletico Madridin, nga 31, dhe me rast fitoreje do të mbetet e vetme në krye të tabelës me tre pikë diferencë.

Ndërsa Levante pozicionohet në vendin e tetë me 22 pikë, shtatë më pak se Real Madridi në vendin e katërt.

Në tri ndeshjet e fundit mes tyre, Barcelona ka fituar dy herë dhe një herë Levante.

Levante: Oier; Rober Pier, Cabaco, Postigo; Jason, Bardhi, Campaña, Tono; Rochina, Boateng, Morales.

Barcelona: Ter Stegen; Vermaelen, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Vidal, Busquets, Rakitic; Messi, Luis Suárez, Dembele.

Komento: