Në republikën islamike të Iranit, ka ndodhur diҫka shumë e ҫuditshme.
Televizionet iraniane kanë censuruar ndeshjen që u zhvillua mes Bayern Munich dhe Augsburg.
E gjithë kjo ngjarje e pazakontë ka ardhur për arsyen se drejtësinë në atë takim do ta ndante një gjyqtare.
Uniforma e Bibiana Steinhaus ishte e pa tolerueshme për iranianët. Ajo binte në kundërshtim me kulturën islame, kështu që televizionet vendosën të mos e transmetojnë.
Me gjasë audienca iraniane do të humb shumë ndeshje të Bundesligas, pasi së fundmi atje ndeshjet po referohen nga femrat.