Muriqi ndëshkohet me karton të kuq në derbin Besiktas – Fenerbahce.
Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të kuq në derbin Besiktas – Fenerbahce.
Sulmuesi i Kosovës u desh të largohej nga fusha qysh në minutën e 25’ të ndeshjes, pas një ndërhyrje në mbrojtësin kroat, Domagoj Vida.
Ndërhyrja e ashpër, por sigurisht pa dashje e Muriqit, u sanksionua me karton të kuq nga gjyqtari.
Pavarësisht kërkim faljes, gjyqtari kishte ndarë mendjen për ndëshkimin me karton të kuq.
Ndërhyrjen që i kushtoi me karton të kuq Vedat Muriqit, mund ta shikoni në videon e mëposhtme.