Ndeshja Chelsea – Burnley, publikohen formacionet zyrtare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndeshja Chelsea – Burnley, publikohen formacionet zyrtare

20:07 | 22 Prill 2019

Do të zhvillohet ndeshja mes Chelseas dhe Burnley, e për këtë janë publikuar formacionet zyrtare.

Jo vetëm luftë për titull, në Premierligë po bëhet luftë edhe për zonën Champions League. 4 skuadra po luftojnë për 2 vende.

Liverpooli dhe Manchester City janë duke luftuar kokë më kokë për të rrëmbyer titullin e Premierligës për sezonin 2018/19. Por, përveç luftën për titull, luftë po bëhet edhe për dy vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami, Chelsea, Arsenali dhe Manchester United, janë katër skuadrat që në katër sfidat e mbetura në Premierligë, do të japin maksimumin që sezonin 2019/20 të dëgjojnë himnin e Champions League.

Diferenca mes skuadrës në pozitën e tretë dhe asaj në të gjashtë është tri pikë – me 12 pikë në lojë, do të thotë që gjithçka është e mundur.

Kështu, sonte, Chelsea do të tentojë t’i rrëmbejë pikët e plota në shtëpi ndaj skuadrës së Burnley.

“Blutë e Londrës” janë në pozitën e pestë me 66 pikë, dy më shumë se Manchester Unitedi që humbi 4-0 nga Evertoni dhe një më pak se Arsenali, që po ashtu u mposht në vikend nga Crystal Palace 3-2.

Komento: