Ndeshja Danimarka – Belgjika nis me nderim për Eriksenin

18:14 | 17 Qershor 2021

Christian Eriksen ishte në qendër të vëmendjes në nisjen e takimit, Danimarka – Belgjika.

Në fillim të ndeshjes, UEFA kishte organizuar një ceremoni të veçantë për ta nderuar Christian Eriksen, shkruan lajmi.

Në gjysmë të fushës u shfaq një fanellë e madhe me numrin 10 dhe me emrin e Eriksenit.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Në min e 10 do të mbahet një raund me duartrokitje në nder të Eriksenit.

Komento: