Ndeshja Feronikeli – Milan, vjen një lajm i mirë për bileta

18:15 | 10 Korrik 2019

Feronikeli dhe Milan do të luajnë një ndeshje miqësore muajin e ardhshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Më 10 gusht, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore mes skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit nga Italia, Milan.

Organizatorët e ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit, gjatë ditës së sotme e ka dhënë një detaj shtesë rreth biletave.

As Events me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka njoftuar se hyrja në stadium për fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të jetë gratis.

Lidhur me çmimet e biletave, klubi i Feronikelit sot ka reaguar nëpërmjet një njoftimi, pasi që tifozët kosovar janë ankuar për çmimin e lartë të biletave për këtë ndeshje, të cilat kanë filluar të shiten dje.

Varësisht nga pozita e stadiumit dhe ulësja, çmimet fillojnë nga 35 euro, 50 euro, 85 euro, 115 euro dhe zona VIP 155 euro. Ndeshja do të zhvillohet më 10 gusht 2019 nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Komento: