Ndeshja Feronikeli – Slovan Bratislava, ky është çmimi i biletave

17:23 | 29 Korrik 2019

Të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të luhet ndeshja e xhiros së dytë në kuadër të Europa Ligë mes Feronikelit dhe Slovan Bratislavën.

Kampionit të Kosovës i duhet vetëm një fitore prej 1-0 për të kaluar tutje. Atyre nuk ju konvenon asnjë barazim, kurse rezultati 2-1 do të dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Në një komunikatë për shtyp të postuar në faqen online të KF Feronikeli është njoftuar se nesër nga ora 9:00 e mëngjesit do të dalin biletat në shitje.

Sipas klubit, biletat do të dalin në shitje në Prishtinë në dy pika të stadiumit “Fadil Vokrri”, në Drenas tek restaurant Dijamanti dhe në Komoran në pizerinë me të njëjtin emër, pra “Dijamant”.

Çmimet e biletave do të jenë këto: Veri dhe jug: 3 Euro; lindje: 5 Euro; perëndim: 10 Euro; VIP: 15 Euro.

Ndeshja pritet që të filloj në ora 18:00 kurse sipas klubit kampion të Kosovës dyert e stadiumit do të hapen për tifozë në ora 16:00.

Po ashtu, KF Feronikeli në këtë ndeshje ka njoftuar se do të jepë mijëra bileta falas, por cilës kategori ata do të tregojnë në një komunikatë tjetër për shtyp.

Komento: