Mësohet se kur do të merret vendimi përfundimtar për ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit.
Të mërkurën do të merret vendimi përfundimtar për ndeshjen Juventus – Napoli.
Ndeshja e planifikuar për të dielën e 4 tetorit në ‘Allianz Stadium’ nuk ishte luajtur, por ‘Zonja e Vjetër’ ishte paraqitur në fushë, pavarësisht që e dinte se Napoli nuk do të mund të udhëtonte atë ditë.
Juventus kërkonte fitore në tavolinë, ndërsa Napoli donte të shtynte ndeshjen për një datë të më vonshme.
Skuadra e Napolit u akuzua për shkeljen e portokollit dhe një hipotezë për zbritje pikësh u shfaq në mediet italiane.
Afati i dhënë për të paraqitur dokumente është të mërkurën këtë javë, dhe Napoli ka apeluar nenin 55 për të shmangur humbjen 3:0.
Napoli ka argumente të forta për të shmangur një humbje në mënyrë të pacaktuar, pasi autoriteti lokal i shëndetësisë ndaloi udhëtimin e tyre në Torino.
Nesër (e mërkurë) gjykata sportive do të jap vendimin final për gjithë atë që ndodhi në natën e 4 tetorit.