Erdhi një lajm i papritur në lidhje me ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit.
Juventus – Napoli ishte ndeshja që mori vëmendjen më të madhe këtë fundjavë, pa u zhvilluar fare.
E planifikuar të luhej më 4 tetor, ora 20:45, ndeshja mes Juventus dhe Napoli nuk pa dy skuadra në fushën e blertë.
Juve zbriti në fushë, por kundërshtarët nuk kishin udhëtuar fare drejt Torinos, me arsyetimin se janë të rrezikuar nga Covid-19.
Thuhej se tri pikët do t’i shkonin automatikisht skuadrës së Juves, por vendimi është shtyrë.
Në Itali raportojnë se gjyqtari i sportit, Gerardo Mastrandera do të marrë kohën e tij për të analizuar rastin.
Ai ka kërkuar hetime më të thella edhe për disa dokumenta të FIGC.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi për ndeshjen Juve-Napoli. Gjasat janë maksimale për tri pikë në tavolinë për ‘Zonjën e Vjetër’.