Presidenti Thaçi para ndeshjes së Kosovës, thotë se me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson në fitoren e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sontme me Maqedoninë e Veriut.
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte me fillim prej orës 20:45 do të përballet me Maqedoninë e Veriut në fazën Play-Off të Ligës së Kombeve (liga D).
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkrahur djelmoshat kosovarë duke shpresuar në fitore.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka thënë se me zemër e me shpirt është me Kombëtaren e Kosovës, duke publikuar edhe një video kur Arbër Zeneli i kishte shënuar tri gola në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:
Me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës në futboll .
Fitore!