Ndeshja kundër Alaves, Real Madrid me një mungesë të madhe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndeshja kundër Alaves, Real Madrid me një mungesë të madhe

15:23 | 03 Shkurt 2019

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Real Madridit dhe Deportivo Alves.

Real Madrid dhe Deportivo Alaves do të vihen përballë njëra tjetrës në ndeshjen që është e vlefshme për xhiron e 22-të të La Ligas.

Në këtë ndeshje, madrilenët do të jenë me një mungesë të madhe, që mund të sjellë telashe.

Toni Kroos është lojtari që ka mbetur jashtë listës së trajnerit Santiago Solari, i cili nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Dani Carvajal e Raphael Varane.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Deportivo Alaves do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë u sjellim listën e plotë me emrat e ftuar nga Solari për ndeshjen kundër Alaves.

Komento: