Ndeshja kundër Arsenalit, Klopp tregon planin që ka – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndeshja kundër Arsenalit, Klopp tregon planin që ka

22:40 | 27 Dhjetor 2018

Liverpool do të zhvillojë ndeshje me Arsenalin.

Jurgen Klopp u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të japin edhe më shumë në ndeshjen kundër Arsenal.

“The Reds” janë të pamposhtur në ligë gjatë këtij edicioni dhe kanë fituar tetë ndeshjet e fundit, që nga barazimi pikërisht me Arsenal.

Klopp ka kërkuar vëmendje në mënyrë që ta shmangin një situatë të njëjtë ndaj “Gunners”.

“Arsenal janë në një moment të mirë. Kanë skuadër fantastike dhe një trajner fantastik, kështu që do të jetë shumë e vështirë” ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpool, transmeton lajmi.net.

“Një ndeshje komplet ndryshe, sigurisht. Nëse i lëmë të kundërsulmojnë siç kemi bërë kundër Neëcastle, nuk mendoj se do të kemi shanse sepse ata janë shumë të mirë në atë aspekt. Kështu që duhet të përmirësohemi në disa gjëra“ ka thënë tutje gjermani.

Skuadra e Klopp futet më e motivuar se asnjëherë në këtë ndeshje, pasi ata kanë krijuar një distancë prej shtatë pikëve me rivalët kryesorë për titull, Manchester City.

Komento: