Ndeshja kundër Atalantës, kjo është kërkesa e Gattusos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndeshja kundër Atalantës, kjo është kërkesa e Gattusos

09:31 | 16 Shkurt 2019

Një ndeshje e zjarrtë na pret sontë në Serie A.

Milani do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Atalanta në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Kuqezinjtë do të kenë një kundërshtar të rrezikshëm siç është Atalanta, ekip që këtë edicion ka arritur t’i shkaktoj probleme skuadrave të mëdha si Roma, Juventus e Inter.
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka thënë se do të ishte shumë e rëndësishme fitorja në këtë sfidë.

“Është një takim shumë i rëndësishëm dhe po aq të rëndëishme janë tri pikët, por edhe nëse marrim maksimumin përsëri do të jetë një rrugë e gjatë për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve”, tha Gattuso.

Trajneri italian e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e ditës së shtunë Atalantën.

“Atalana është një kundërshtar i rrezikshëm, vrapojnë shumë dhe kanë tri vite që luajnë së bashku disa lojtar dhe bëjnë futboll të bukur”, u shpreh Gattuso.

41-vjeçari e ka ndryshuar fillozofinë e Milanit, ndërsa ka folur edhe për atë që lojtarët duhet të bëjnë nesër ndaj Atalantës.

“Ne kemi një filozofi që në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin e pikëve. Fizikisht jemi mirë dhe kjo ka rëndësi”.

“Ndaj Atalantës duhet të shpenzojmë shumë energji pasi ata nuk ndalen për asnjë moment. Na nevojitet një ndeshje e rëndësishme në nivelin fizik dhe teknike për të marrë atë që duam”, tha Gattuso.

Komento: