Ndeshja kundër Atleticos, Allegri konfirmon mungesën e madhe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndeshja kundër Atleticos, Allegri konfirmon mungesën e madhe

23:57 | 11 Mars 2019

Juve do të jetë në kërkim të rezultatit nga minuta e parë në “Allianz Stadium”.

Douglas Costa nuk do të jetë në gjendje që të ndihmojë të martën mbrëma Juventusin kundër Atletico Madridit.

Massimiliano Allegri është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, atë në Champions League kundër Atletico Madridit, raporton Gazeta Express.

Juve do të jetë në kërkim të rezultatit nga minuta e parë në “Allianz Stadium”, pas humbjes 2-0 në sfidën e parë në “Ëanda Metropolitana”.

Përveç mungesës së Coastas, nuk do të jetë në gjendje të luajë as Sami Khedira, kurse befasisht – Allegri tha se Leonardo Spinazzola dhe Martin Caceres mund të startojnë kundër Atleticos.

“Ai është stërvitur vetëm njëherë dhe gjatë ditës së hëne ndjeu disa shqetësime. Më mirë sot sesa të kishte ndodhur pak para ndeshjes sepse do të rrezikonim që të mos kishim zëvendësues”, u shpreh ai.

“Caceres është lojtar i shkëlqyer, karriera e të cilit ka pasur ulje ngritje për shkak të dëmtimeve. Spinazzola është rritur shumë si lojtar dhe që të dy mund të startojnë nesër, do të shohim”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!