Ndeshja kundër Bayernit, merret vendimi final për për Mbappe

15:47 | 14 Shkurt 2023

Kylian Mbappe do të përfundojë në bankinë sonte në “Parkun e Princave”.

Vendimi final është marrë sot pas kontrolleve fizike që ia bëri stafi mjekësor i Paris Saint-Germainit sulmuesit francez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le Parisien”.

Trajneri Galtier nuk e ka ndërmend të rrezikojë dhe të lëndohet eventualisht prapë Mbappe, prandaj edhe do ta lë atë në bankinë.

Kjo për faktin se nënkampioni i botës i nevojitet PSG-së në ndeshjet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe përcaktuese për këtë sezon.

Derisa Mbappe do të qëndrojë në bankinë dhe nuk dihet nëse do të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë, dy të rikthyerit e tjerë, Lionel Messi dhe Marco Verratti janë të gatshëm për të startuar nga minuta e parë për parisienët, në ndeshjen e tyre ndaj Bayern Munichut, e vlefshme për të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të nisë në orën 21:00.

Komento: