Ndeshja kundër Bilbaos, Real Sociedad i ‘lutet’ Adnan Janzajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndeshja kundër Bilbaos, Real Sociedad i ‘lutet’ Adnan Janzajt

13:18 | 02 Shkurt 2019

Adnan Januzaj konsiderohet ndër lojtarët kryesor nga Real Sociedad.

Real Sociedad shpreson që Adnan Januzaj të japë më të mirën sonte kundër Athletic Bilbasos, për ta ndihmuar ekipin që të marrë pikë në një ndeshje të vështirë siç konsiderohet ajo me ekipin bask.

Duke filluar nga ora 16:15, Real Sociedad do të presë në “Anoeta” Athletic Bilbaon, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22 në La Liga.

Ndeshjen e parë të këtij sezoni, Januzaj mungoi për shkak të një dëmtimi, sfidë të cilën e fitoi Sociedadi 3-1.

Por, ai ka statistika shumë të mira sa herë përballet me ekipin bask, vlen të përmendet ndeshje në muajin prill ku dhuroi spektakël dhe ndihmoi të tijtë për të fituar 3-1 dhe për shkak të asaj paraqitje mbresëlënëse, klubi shpreson që shqiptari të jetë gati për një tjetër natë magjike, dhe për ta ndihmuar Sociedadin të ndritët në renditje.

“Adnan Januzaj, a je gati për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar?”, ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Pas 21 ndeshjeve, Sociedadi gjendet në pozitën e 9 me 27 pikë, kurse Bilbao në pozitën e 11 me një pikë më pak, 26.

Komento: