Ndeshja kundër Lazios, kjo është dilema e Gennaro Gattusos

15:11 | 13 Prill 2019

Milan e pret sonte Lazio në San Siro në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

Kjo ndeshje pritet te jetë shumë e zjarrët pasi të dyja ekipet kërkojnë të marrin fitore për të vazhdaur rrugën për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Të dyja ekipet kanë munguar në edicionin e këtij sezoni të garës më të madhe të klubit të Evropës, por me Interin dhe Romën që kanë shfaqur vështirësi këtë sezonë në Serie A, Milan dhe Lazio mund të kenë një shans për të fituar vend në katërshen e parë që mundëson Ligësn e Kampionëve.

Përpara ndeshjes, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka vetëm një dyshim, nuk është e qartë nëse Cristian Zapata do të fillojë në vend të Musacchio. Ndeshja fillon në 20:30. /ORAinfo/

Komento: