Ndeshja kundër Newcastle United, Arsenali sapo mori lajmin e keq

20:42 | 01 Prill 2019

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Arsenalit dhe Newcastle Unitedit.

Granit Xhaka nuk do të mund ta ndihmojë Arsenalin sonte kundër Newcastle United në ndeshjen që do të zhvillohet në “Emirates”.

Pak pasi “Topçinjtë” zbuluan formacionet zyrtare, ku startoi shqiptari, Shkodran Mustafi, por jo edhe Granit Xhaka, Arsenali tani ka dhënë informata të reja lidhur me mungesën e mesfushorit shqiptar.

Arsenal ka njoftuar se “Granit Xhaka ka probleme me muskujt e kofshës së majtë”, kurse Koscielny “me këmbën e majtë”.

Që të dy janë përjashtuar për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emirates” nga ora 21:00.

Komento: