Ndeshja kundër Shakhtarit, Interi me dy mungesa

18:54 | 26 Tetor 2020

Skuadra e Interit me dy mungesa ndaj Shakhtarit.

Interi ka udhëtuar drejt Ukrainës ku nesër mbrëma do të ballafaqohet me Shakhtar Donetsk në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi zikaltër ka njoftuar se me klubin nuk ka udhëtuar dyshja Stefano Sensi dhe Alexis Sanchez.

Të dy lojtarët kanë shfaqur probleme muskulare dhe kanë qëndruar në Milano.

Interi në ndeshjen e parë barazoi në shtëpi kundër Monchengladbach, kurse Shakhtar mposhti Real Madridin.

Komento: