41 vdekje shtesë nga Coronavirusi si pasojë e ndeshjes Liverpool-Atletico Madrid.
Një analizë e të dhënave NHS ka zbuluar që ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Atletico Madridit për 1/16 e finales, çoi në përhapjen e madhe të koronavirusit.
Nga kjo analizë, thuhet se numri i të vdekurve nga koronavirus në Angli është rritur për 41 persona më shumë.
Skuadra e Jurgen Klopp priti rivalët spanjoll në “Anfield” më 11 mars para 52 mijë tifozëve, ku të pranishëm nga radhët e Atleticos ishin 3 mijë tifozë.
Pra, kjo ndeshje ishte ndeshje e fundi të Angli që luhej me tifozë, para se Qeveria t’i merrte masat për kufizimin e lëvizjes dhe mos përfshirjen e tifozëve në stadiume.