Ndeshja Lyon – Juventus, publikohen formacionet zyrtare

19:57 | 26 Shkurt 2020

Do të zhvillohet ndeshja mes Lyonit dhe Juventusit.

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Olympique Lyon – Juventus, e vlefshme për fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo dhe skuadra e tij do të nisin rrugëtimin për të fituar trofeun e madh evropian, diçka që është synim kryesor për ekipin italian.

Në anën tjetër, Lyon do të jetë pa yllin e saj kryesor Memphis Depay.

Sfida nis në orën 21:00, ndërsa më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Lyon

Lopes; Denayer, Marcelo, Marçal; Dubois, Guimaraes, Tousart, Aouar, Cornet; Dembele, Toko-Ekambi

Juventus

Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo.

Komento: