Ndeshja Manchester United – Manchester City, statistikat e përballjeve direkte

13:58 | 14 Janar 2023

United vs. City, statistikat e përballjeve direkte.

188 herë janë përballur mes vete Manchester United dhe Manchester City në të gjitha garat. Këtë të shtunë, në Old Trafford kemi super derbin e qytetit të Manchesterit.

Deri tash, 77 fitore i kanë djajtë kurse 58 qytetarët, ndërsa janë edhe 53 barazime.

Sa i përket golave janë shumë afër, 269 United, 263 City.

Fitorja më e lartë në historikun e këtyre përballjeve është 5:0 e arritur nga United në sezonin 1994/95, kurse City fitoren më të lartë e ka me katër gola dallim.

Pas 17 ndeshjeve Manchester City është në pozitën e dytë në tabelën e Premier League me 39 pikë, kurse Manchester United ka katër pikë më pak.

Komento: