Ndeshja me Atalantan, Juventusi ka një lajm të keq për Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndeshja me Atalantan, Juventusi ka një lajm të keq për Milanin

17:30 | 16 Maj 2019

Një mungesë e madhe do të jetë të Juventus, në ndeshjen kundër Atalantas.

Në përballjen e ditës së diel, bardhezinjtë do të duhet të zbresin në fushë pa kapitenin Giorgio Chiellini.

34-vjeçari është dëmtuar në stërvitje dhe për shkak të dhimbjeve në pulpë mungon në sfidën e fundit në “Allianz Stadium” për këtë sezon.

Chiellini sapo ishte kthyer nga një dëmtim i gjatë që e mbajti jashtë, i cili nuk luajti as ndaj Ajaxit, ku Juve u eliminua duke pësuar humbje në shtëpi.

Natyrisht, kjo mungesë gëzon Atalantan, që po lufton për Champions League dhe ia shuan shpresat Milanit, që ende shpreson në një rrëshqitje të klubit ku aktivizohen Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti – dyshja e Kombëtares shqiptare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!