Ndeshja me Napolin, merret vendimi për Ronadon

22:56 | 28 Shkurt 2019

Ronaldo s’ka lëndim serioz.

Nuk ka lëndim serioz për sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili për shkak të dëmtimit të nyjës së këmbës, mbetet në dyshim për ndeshjen me Napolin të dielën.

Klubi të mërkurën përmes një komunikate, njoftoi për një goditje që kishte marrë portugezi në ndeshjen me Bolognan dhe se do të kryente analiza për nyjën e këmbës së majtë.

Sipas “Sky Sport Italias”, analizat nuk kanë gjetur thyerje apo lëndim të rëndë, mirëpo futbollistit mbase do t’i duhet pushim në fundjavën që vjen, që për Juventusin është dueli me Napolin në San Paolo, transmeton KTV.

Ronaldo do të mund të kthehej javën e ardhshme për të qenë i gatshëm për duelin kryesor të skuadrës, ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve më 12 mars.

Komento: