Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet pa tifozë?

22:10 | 31 July 2020

Maqedoni e Veriut -Kosovë, luhet pa tifozë?

Pak më shumë se dy muaj kanë mbetur deri te ndeshja historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që do të luhet në Shkup.

E situata me koronavirus mund të prish shumë plane, sidomos për ekipin maqedon.

Siç raportojnë mediat atje, ndeshja gjysmëfinale e Play-offit të Ligës së Kombeve do të luhet pa praninë e tifozëve.

“Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve kundër Kosovës luhet në tetor – pa spektatorë. Megjithëse pritet ende një vendim zyrtar nga UEFA, është e sigurt që gara historike për Maqedoninë në rrugën drejt Kampionatit Evropian, gjysmëfinalja e play-off-it të Ligës së Kombeve kundër Kosovës do të luhet në Shkup pa praninë e shikuesve”, shkruan mes të tjerash portali maqedon “Ekipa”, transmeton Sinjali.

Kujtojmë se ajo ndeshje është e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Komento: