Ndeshja ndaj Arsenal: Do përballemi me besim të plotë

17:10 | 08 Mars 2021

Bale insiston se Tottenham do këtë besim të plotë për ndeshjen e radhës ndaj klubit londinez, Arsenal.

Huazimi i Real Madridit është duke shkëlqyer te Spurs, derisa në ndeshjen e fundit realizoi dy gola, transmeton lajmi.net.

I pyetur për ndeshjen e radhës kundër “Topçinjve”, uellsiani tha se do jetë e vështirë, por kanë besim të plotë.

“Shkojmë në javën tjetër me besim të plotë pas nesh, por e dimë që do jetë e vështirë”.

“Ndeshja në mesjavë me Dinamo Zagreb përpara, por pastaj do rikthehemi dhe të shkojmë sërish”, tha ai.

Bale gjatë muajit të kaluar arriti të realizoi gjashtë gola dhe të dhuroi tre asistime në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Komento: