Ndeshja ndaj Atalantës, kështu u notua Vojvoda

19:34 | 26 September 2020

Mërgim Vojvoda ka pasur një paraqitje të mirë sot kundër Atalantës.

Drenicaku bëri një paraqitja tepër të mirë në paraqitjen e tij të parë 90 minutëshe në fanellën e Torinos ku edhe arriti që ta bëjë një asistim.

Vojvoda pas takimit pati notën më të mirë nga katërshja mbrojtëse, me 6.8.

Notë më të mirë se kosovari pati vetëm Tomas Rincon (7.0) dhe golashënuesi i dy golave që pati edhe notën me të lartë prej 8.3 nga Andrea Belotti.

Torino nuk e ka nisur mirë Serie A pasi që nga dy ndeshje ka dy humbje dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë.

Komento: