Ndeshja ndaj Chelseas, Atletico publikon listën e të ftuarve, befason me zgjedhjet

21:20 | 21 Shkurt 2021

Atletico Madrid publikon listën e të ftuarve ndaj Chelseas.

Aletico Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat synojnë vetëm fitore në mënyrë që të kenë avantazhin në ndeshjen kthyese dhe kanë gjasa të barabarta, duke marrë parasysh se ndeshja zhvillohet në stadium neutral, pra në Bukuresht, përcjellë lajmi.net.

Skuadra e Diego Simeone ka postuar listën e plotë e lojtarëve të ftuar:

Portierë: Grbic, Oblak, San Roman

Mbrojtës: Lodi, Savic, Felipe, Hermoso, Alvaro, Ricard

Mesfushorë: Kondogbia, Torreira, Koke, Saul, Lemar, Llorente, Vitolo

Sulmues: Felix, Suarez, Correa, Dembele, Camello

Ndeshja zhvillohet të martën duke nisur në ora 21:00.

Komento: