Nesër Kosova do të zhvillojë ndeshjen ndaj Greqisë.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në konferencën për media të mbajtur para ndeshjes me Greqinë.
Rrahmani ka thënë se rezultati i ndeshjes me Moldavinë nuk ishte i mirë, por skuadra bëri lojë të mirë, por mungoi pasimi i fundit.
“Ishte një rezultat jo i mirë, por nuk mund të them se e kemi nënvlerësuar kundërshtarin. Kemi luajtur mendoj mirë, por na ka mundur pasimi i fundit. Mos të harrojmë ndaj Moldavisë edhe shumë kombëtare të mëdha kanë pasur telashe të shënojnë pasi ata mbrohen shumë”, ka thënë fillimisht Rrahmani.
Mbrojtësi i Napolit është ndalur edhe te Greqia, duke thënë se kanë marr informacionet e nevojshme për kundërshtarin e radhës.
“I kemi parë disa video të kundërshtarit dhe e njohim mirë. Ne do t’i kemi shumë mungesa nga ndeshja e kaluar, por në stërvitjen e fundit do të mundohemi ta përgatitim ndeshjen taktikisht sesi t’i kundërvihemi Greqisë”, deklaroi Rrahmani.