Ndeshja ndaj Greqisë, Hadergjonaj i jep zemër Kombëtares me këtë postim

22:13 | 05 September 2020

Nesër Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Greqisë.

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares se Kosovës i ka dhënë zemër Kombëtares dhe shokëve të tij para ndeshjes me Greqinë

Ai në një status në facebook ka thënë se “Kosova nuk harron nëpër çka ka kaluar gjatë këtyre viteve”.

“Nuk harrojmë kush kemi qenë dhe nëpër çka kemi kaluar. Jemi rritur dhe jemi të lidhur fortë për të arritur suksese për vendin tonë 🇽🇰🇦🇱. #FH2”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Kosova nesër përballet me Greqinë në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pasi që barazoi me Moldavinë në Ennio Tardini në Parma të Italisë me rezultat 1-1.

Në këtë ndeshje, Kosovës do t’i mungojnë shtatë lojtarë të formacionit të parë që janë shfaqur në ndeshjet e kaluara.

Komento: