Nesër kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Maqedonisë së Veriut.
Herolind Shala thotë se Kombëtarja e Kosovës ka vetëm një qëllim në ndeshjen ndaj Maqedonisë, fitoren.
‘Dardanët’ të enjten mbrëma zhvillojnë gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë në Shkup.
Mesfushori Herolind Shala, në rrjetet sociale ka thënë se është gati për këtë ndeshje, duke premtuar gjithçka për fitoren e Kosovës.
“Gati, të bashkuar për vetëm një qëllim, fitoren. Do të japim çdo gjë nga vetja për t’iu gëzuar”, ka shkruar Shala.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës luhet nga ora 20:45.