Ndeshja ndaj Moldavisë, Berisha me premtim të madh për tifozët e Kosovës

17:03 | 03 September 2020

Valon Berisha ka një premtim të madh për tifozët e Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës sot nis sezonin e dytë në Ligën e Kombeve, me ndeshjen e Ligës C ndaj Moldavisë në Parma.

Pas shumë problemeve për grumbullimin e lojtarëve shkaku i pandemisë COVID-19, Bernard Challandes do të ketë numër të konsiderueshëm të tyre për ndeshjen e parë ndaj Moldavisë, që luhet sot (e enjte) me fillim nga ora 20:45.

Ylli i Kosovës, Valon Berisha ka ardhur me një mesazh të artë para ndeshjes duke i premtuar tifozëve se ata do të bëjnë gjithçka që munden për Kosovën.

“Sonte, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për vendin tonë #KOSOVA ”, ka shkruar Berisha në Facebook duke dhënë sinjale se ata janë më të motivuar se kurrë që kampanjën në Ligën e Kombeve ta nisin me fitore.

Komento: