Ndeshja ndaj PSG-së, Reali me mungesa të mëdha

11:10 | 04 Mars 2022

Real Madridi me mungesë shumë të madhe ndaj PSG-së

Më 9 mars, Real Madridi do të përballet me Paris Saint-Germainin në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Por, “Los Blancos” do të hyjnë në këtë ndeshje me një mungesë shumë të madhe, shkruan Express.

Mesfushori gjerman, Toni Kroos nuk do të jetë i gatshëm për duelin e dytë ndaj skuadrës franceze, raporton Marca.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Paris u mbyll me fitore të PSG-së me rezultat minimal 1:0, falë golit të minutave të fundit nga Mbappe.

Komento: