Ndeshja ndaj PSG-së, Zidane lë jashtë fushës yllin e madh

17:52 | 25 Nëntor 2019

Ka mbetur edhe një ditë deri në ndeshjen Real Madrid – PSG.

Vinicius sërish ka mbetur jashtë skuadrës së Realit për sfidën me PSG-në

Të martën mbrëma, Real Madridi do të presë në ‘Santiago Bernabeu’ Paris Saint Germain, e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Ashtu si në sfidën në La Liga kundër Real Sociedad, Vinicius Junior është lënë në shtëpi edhe për sfidën kundër PSG-së.

Ai nuk është i dëmtuar, madje për dy javë është stërvitur në maksimumin e tij kur të gjithë ishin me Kombëtaret e tyre, por thjesht Zizu nuk po i beson, raporton Gazeta Express.

Sërish është ftuar 18-vjeçari, Rodrygo.

Jashtë janë lënë edhe Mariano, Diaz, Odriozola dhe Nacho, derisa Asensio vazhdon të jetë i dëmtuar.

Futbollistët e ftuar nga Reali:

Portierë: Courtois, Areola dhe Altube.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Marcelo dhe Mendy.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde dhe Isco.

Sulmues: Hazard, Benzema, Bale, Jović dhe Rodrygo.

Komento: