Ndeshja ndaj Wycomben, Bale starton për Tottenhamin

20:47 | 25 Janar 2021

Bale starton për Tottenhamin në ndeshjen e FA Cup.

Tottenham do të përballet me Wycomben në kuadër të rrethit të katërt të Kupës FA.

Jose Mourinho e kërkon kualifikimin tutje në këtë garë, kurse përballë e ka ekipin nga Championshipi, Wycomben.

Wycombe është aktualisht në vendin e fundit në tabelë.

Në anën tjetër, Tottenham është në vendin e pestë me 33 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tashmë, Tottenham ka publikuar formacionin startues, ndërsa në të janë përfshirë edhe Gareth Bale dhe Joe Hart.

Komento: