Ndeshja Tottenhami – Manchester United mbyllet pa fitues

23:20 | 19 June 2020

Mbyllet pa fitues ndeshja mes Tottenhamit dhe Manchester United.

Ka përfunduar ndeshja e javës së 30-të të Premier Leagues, ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester United me rezultat të barabartë 1:1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 26-të të ndeshjes pas një goli tejet të bukur të shënuar nga Bergëjin, i cili pas një solo-aksioni arriti ta mposhtë DeGean.

Ndërsa mysafirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 83-të të ndeshjes me anë të një goli nga Bruno Fernandes, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Me këtë barazim Manchester United renditet në pozitën e 5 me 46 pikë më shumë, katër më shumë se Tottenhami e cila renditet në pozitën e tetë.

Komento: