3 gola janë shënuar për 5 minuta në ndeshjen Werder Bremen – Leverkusen.
Bundesliga gjermane u rikthye këtë të shtunë, pas një pezullimi afro 3 mujor, për shkak të pandemisë së koronaviruit në ndeshjen e sontme që po zhvillohet në kuadër të xhiros së 26-të mes Bremenit të Rashicës dhe Leverkusen, janë shënuar tri gola për thuajse 5 minuta.
Golin e parë për mysafirët e shënoi gjermani, Kai Havertz ndërsa për të barazuar shënoi, Theodor Gebre Selassie.
Për më pak se dy minuta shënoi prap Selassie për 2 me 1.
Kujtojmë që Werder gjendet në pozitën e parafundit në tabelë dhe është në krizë për të mbijetuar sezonin e ardhshëm, ndërsa Leverkusen mban pozitën e pestë.