Ndeshje dramatike në ‘Giuseppe Meazza’, shënohen dy gola të shpejtë

21:42 | 27 Shkurt 2020

Shënohen dy gola të shpejtë në “Giuseppe Meazza”.

Interi dhe Ludogorets janë duke barazuar 1-1 në “Giuseppe Meazza”, sfidë që po zhvillohet pa prani të tifozëve për shkak të frikës nga koronavirusi.

Vendasit, që sfidën e parë e kanë fituar në udhëtim 2-0, pësuar fillimisht gol në minutë 27’.

Ishte Oliveira-Souza ai që i befasoi vendasit.

Por, skuadra e Antonio Contes reagoi menjëherë, duke barazuar gjithçka në minutën e 32’, shënoi mbrojtësi Christian Biraghi.

Komento: