Barcelona dhe Manchester United janë ndarë baraz në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës.
Në një ndeshje të jashtëzakonshme, të dy ekipet patën epërsinë, por nuk ditën ta ruanin.
Pjesa e parë ishte e qetë sa i përket golave, por raste pati mjaft shumë, sidomos nga “Djajtë e Kuq”.
Me të nisur pjesa e dytë, Barcelona arriti të kalonte në epërsi nëpërmjet Marcos Alonsos në minutën e 50-të i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Raphinha.
Por, tre minuta më pas, Rashford barazoi rezultatin me një gol të bukur.
Gjashtë minuta më pas, Kounde realizoi auto gol dhe e kaloi në epërsi Manchester Unitedin.
Raphinha arriti të barazonte shifrat në minutën e 76-të me një gol të bukur, i cili ishte pasim për Lewandowskin.
Më pas, katalonasit morën ndeshjen në kontrollë dhe krijuan mjaft shumë raste.
Por, gola më nuk pati dhe ndeshje u mbyll pa fitues.
Dueli tjetër tani është në “Old Trafford” dhe Manchester United e ka avantazhin e terrenit vendas.