Kosova pa Lirim Kastratin në ndeshjet e shtatorit.
Futbollisti më në formë te Kosova U21, Lirim Kastrati nuk do të jetë i gatshëm të luaj për ndeshjen me Anglinë
Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri, Rafet Prekazi në një intervistë për “Arena Sportive” në RTK, raporton GazetaSheshi.
Prekazi ka treguar bisedën telefonike me Kastratin dhe kërkimfaljen që ai i ka bërë:
“Trajner më fal nuk po mundi me të ndihmu për këtë ndeshje”, i ka thënë Kastari në telefon trajnerit.
Kastrati ishte i ftuar edhe te Kosova A për ndeshjen ndaj Greqisë, por për shkak të lëndimit nuk do të jetë i gatshëm.