Ndëshkoi me të kuq Ibrahimovicin, merret vendimi i papritur për gjyqtarin

18:48 | 12 Prill 2021

Gjyqtari që ndëshkoi me të kuq Ibrahimovicin s’do të gjykojë ndeshjet e Milanit për një kohë.

Gjyqtari Fabio Maresca nuk do të gjykojë ndeshjet e Milanit për një kohë, pasi AIA raportoi se nuk i pëlqeu mënyra se si e menaxhoi situatën e Zlatan Ibrahimovicit në rastin e ndëshkimit me karton të kuq.

Suedezit iu dha një karton i kuq në pjesën e dytë të Parma-Milan të shtunën kur Rossonerët ishin 2-0 përpara.

Ibrahimovic insistoi që ai nuk e kishte fyer arbitrin , ndërsa ai pritet të suspendohet me një ndeshje moslojë.

Il Corriere della Sera raporton se Shoqatës së Arbitrave Italianë nuk i ka pëlqyer mënyra se si Maresca e trajtoi situatën dhe do ta mbajë atë larg nga gjykimi i ndeshjeve të Milanit për një kohë.

Komento: