“Ndezë motorët” Milan, yjet e para po zbarkojnë në “San Siro”

17:22 | 11 Qershor 2019

Agjenti i mesfushorit të Sassuolos, Stefano Sensi dhe mbrojtësi i Atalanta, Gianluca Mancini ka arritur në zyrat e Milanit për bisedime me Paolo Maldini.

Beppe Riso u pa në Casa Milan të martën pasdite dhe Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia raportojnë se do të negociojnë rreth transferimet, përcjell ORAinfo.

Gazeta shkroi në mëngjes se drejtuesi i ardhshëm i Rossonerit, Zvonimir Boban, po kërkon të nënshkruajë një lojtar të talentuar dhe Sensi do t’i përshtatej ekipit rossonerë.

Diavolo kuptohet të jetë duke përgatitur një ofertë prej 15 milion euro për objektivin e tyre afatgjatë. Ndërkohë, Maldini e do edhe një mbrojtës dhe kështu që interesi i klubit është te Mancini./ORAinfo/

Komento: