Ndihmat e mbledhura nga tërmeti, polici i mori me vete në shtëpi

19:43 | 28 Nëntor 2019

Po flitet se ndihmat po keqpërdorën.

Prej dy ditësh Shqipëria gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme pasi tërmeti i dy ditëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe dëme materiale kryesisht në Durrës, Tiranë, Krujë e Lezhë.

Si kurrë më parë shqiptarët u mobilizuan dhe kontribuan me ndihma për të prekurit nga tërmeti. Por ndodhi ajo që s’duhej!

Ditën e sotme në media kanë qarkulluar zëra se ushqimet dhe ndihmat po vidhen nga organizatorët të cilët sipas denoncuesve kanë nisur ti shesin ndihmat.

Sipas denoncuesit një oficer policie po vjedh ndihmat dhe po i dërgon në banesën e tij.

Komento: