Ndihmë mjekësore kërkon një person si pasojë e një aksidenti në Vragoli

16:11 | 29 August 2022

Një person kërkon ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti në Vragoli.

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore deri tani si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Vragoli, ku të përfshira janë tri vetura, dy me targa vendore dhe një me të huaja.

Këtë për KlanKosova e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale”.

“Të përfshira janë dy vetura me targa vendore dhe një me targa të huaja. Deri në këto momente një person ka kërkuar ndihmën mjekësore. Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit”, ka thënë Hoxha.

Komento: