Një dukuri negative ka marrë hov të madh në vendin tonë.
Zjarrvëniet e maleve por edhe e fushave në Kosovë është bërë e shpeshtë këto ditë.
Edhe sonte, disa male në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit janë djegur nga persona të panjohur.
Dëshmitarët për Indeksonline kanë thënë se zjarri tani është përhapur edhe më shumë.
Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturinave në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.