“Ndizet San Siro”, shënohet super gol

18:42 | 02 Mars 2019

Milan po avancon kundër Sassuolos.

Milani është në kërkim të fitores së katër radhazi në Serie A, por që ta arrijë këtë duhet të fitojë kundër Sassuolos që nuk di për fitore në katër xhirot e fundit.

Në fakt janë vendasit që kanë arritur që të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 35 të takimit përcjell ORAinfo.

Golin për rossonerët e ka shënuar mbrojtësi, Mateo Musacchio.

Nëse Milan arrin të i rrëmbejë tri pikë do të renditen në vendin e tretë në Seria A./ORAinfo/

Komento: