“Ndizet” trajneri i ri i Milanit, i do këta dy yje në skuadër

15:09 | 24 June 2019

Milani nuk e ka ndërmend të ndalet.

Raportohet se Milani është në pozicion ideal për ta transferuar Daniele De Rossin dhe Lucas Torreiran, gjersa trajneri Marco Giampaolo po mendon t’i bëjë disa ndryshime në mesfushë.

Rossonerët kanë një verë tejet të ngarkuar para vetes, pasi disa persona tashmë kanë filluar të largohen nga klubi.

Skuadra italiane do të luftojë edhe sezonin e ri për një vend në Ligën e Kampionëve, derisa sezonin që lamë pas përfundoi në vendin e pestë, e që do të luajnë sërish në Ligën e Evropës.

Trajneri i ri i Milanit po planifikon që në këtë afat kalimtar ta transferojë mesfushorin e Arsenalit dhe legjendën e Romës, që pak ditë më parë u largua nga OlimpicoCalciomercato raporton se Rossonerët po tentojnë ta ta transferojnë mesfushorin italian që u largua nga Giallorossët, mirëpo rivalizohen edhe nga Sampdoria e Fiorentina.

Mediumi italian, po ashtu, bën me dije se skuadra italiane është shumë afër transferimit të Torreiras nga Topçinjtë, por u duhet të paguajë 45 milionë euro.

Komento: