Ndodh befasia, Alex Ferguson rikthehet në Man United, ja puna e tij e re

09:58 | 25 Dhjetor 2018

Ish trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, cilësohet trajneri më i mirë që ka njohur historia e Premier Leagues.

Gjatë kohës së tij te Man Unitedi, Sir Alex i ka drejtuar ”Djajtë e Kuq” drejt 13 titujve të Premier Leagues.

SAF gjithashtu e fitoi pesë herë FA Cup, katër herë League Cup dhe dy herë Champions Leaguen.

Që prej pensionimit të tij nga menaxhmeni, Man Unitedi nuk ka arritur ta gjejë zëvendësuesin e denjë të tij, transmeton IndeksOnline.

Njeriu i fundit që provoi ta zëvendësonte ishte Jose Mourinho, por ky i fundit u shkarkua një javë më parë për t’u zëvendësuar nga Ole Gunnar Solskjaer deri në fund të sezonit.

Por, siç shkruan The Sun, Ferguson tani është duke punuar si këshilltar te Man Unitedi dhe ka luajtur rol krucial në emërimin e Solskjaer si trajner permanent.

Ferguson gjithashtu ndikoi te klubi që ta emëronte Mike Phelan si ndihmës-trajner i Solskjaer.

Solskjaer thuhet se është në kontakt me Ferguson në vazhdimësi dhe ish-trajneri i Man Unitedit ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e skuadrës nën urdhrat e Solskjaer në debutim të tij.
Man Unitedi udhëtoi në Cardiff të shtunën, për ta mposhtur skuadrën uellsiane me rezultat, 5-1.

Komento: