Ndodh befasia, James konfirmon të ardhmën e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndodh befasia, James konfirmon të ardhmën e tij

12:22 | 06 Shkurt 2019

E ardhmja e James Rodriguez duket se po shkon drejt zgjidhjes.

Ylli kolumbian ka insistuar se ai është i përqendruar vetëm te Bayern Munich deri në fund të marrëveshjes së tij të huazimit me klubin, pasi thashethemet vazhdojnë të rriten lidhur me një transferim diku tjetër.

Raportet e fundit sugjeruan një raport të acaruar të kolumbianit me trajnerin Niko Kovaç, e që bënte të ditur se lojtari do të largohej në janar.

Duke folur për Bild , megjithatë, James tha: “Ne jemi të dy profesionistë. Ne kemi një marrëdhënie normale lojtar-trajner. Do të qëndroj i qetë dhe do të stërvitem shumë”, përcjell lajmi.

“Unë kam katër muaj të mbetur në kontratën time dhe unë jam vetëm duke menduar për Bayern.”

James është lidhur me një lëvizje te Arsenali apo te Juventus.

Komento: