Bayern Munich është në kërkim të një trajneri të madh. E në radarët e gjigantit gjerman ëshë edhe ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.
Trajneri portugez është një prej “të papunëve” që ngjall më shumë dëshirë në gjigantët e futbollit, e së fundmi, emri i tij po lakohet për pankinën e Bayern Munchen.
“Special One” deklaroi së fundmi se do të rikthehet në qershor, e se për këtë do të vendosin dy kritere: niveli i empatisë që ka për klubin e ardhshëm dhe projekti që duhet të jetë ambicioz.
Pikërisht për këtë, Bayern po mendon të bindë portugezin që ta ulë në stolin e gjermanëve, pas një sezoni me oshilacione dhe zhgënjyes nën drejtimin e Niko Kovaç.
Bavarezët synojnë të shpenzojnë shumë për t’u rikthyer në majën e elitës së futbollit europian, madje po e bëjnë këtë me goditje si Lukas Hernandez, ende pa u mbyllur sezoni.
Drejtuesit e klubit të Bundesligës do t’i garantojnë portugezit një çek të bardhë dhe mundësinë për të zgjedhur stafin teknik.